75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / L A

S’po gjen minuta te Chelsea, Nkunku mund t’i bashkohet rivalit të vet

Sulmuesi francez, Christopher Nkunku, nuk po arrin të gjejë minuta te Chelsea.

Siç raporton “L’Equipe”, për francezin është interesuar skuadra e Manchester Unitedit, ndërsa ka interesim edhe nga ish-skuadra e tij PSG.

Nkunku, erdhi me shumë bujë te Chelsea në vitin 2023 nga RB Leipzig.

Por gjatë sezonit të kaluar ka pasur lëndime të shumta dhe forma që po tregojnë yjet në ngritje si Cole Palmer, ja vështirojnë pak punën francezit që këtë sezon ka shënuar 10 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/