75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / H F

Një muri pa leje po i bën dëme një biznesmeni në Gjilan, kryetari e gjuan “topin” te drejtoresha!

Valon Salihu pronar i disa lokaleve në lagjen “Fidanishtja” në Gjilan, ka ankesa se e ka të pamundur t’i shfrytëzojë ato, për shkak që një muri është ndërtuar para tyre për gati një vit, në mënyrë të kundërligjshme.

Ai, është ankuar në të gjitha organet përgjegjëse, mirëpo ankesat e tij vazhdojnë të jenë ende të pazgjidhura.

E për këtë, kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjilan është ngritur kundër Entela Hysenit, drejtoreshë e Inspekionit… në këtë komunë, pasi e njëjta refuzon të lëshojë një vendim për rrënimin e murit.

Për këtë problematikë, në dijeni por pa përgjigje është edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

‘’Unë jam në dijeni për këtë rast, por nuk mundem me u përgjigj për drejtoreshën. Nëse ajo nuk gjenë kohë me u përgjigjë për detyrat e saj. Unë po ja dërgojë drejtoreshës numrin tënd dhe ajo do të përgjigjet. Unë jam plotësisht në dijeni ckado që ndodh në komunën tonë’, ka thënë Hyseni në një prononcim për IndeksOnline.

Lidhur me këtë cështje, IndeksOnline merr vesh se njëri nga palët e përfshira në këtë rast është familjar i nënkryetarës së komunës, Leonora Morina- Bunjaku, Agron Morina.

Nga ana tjetër, Elvira Haziri avokate e Salihut thotë se si palë e dëmtuar kanë kërkuar që inspektorët e ndërtimit të dalin në terren për të vërtetuar se ndërtimi është i kundërligjshëm, ata kanë kthyer përgjigje pa dalë fare në terren.

‘’Drejtoria e Inspeksionit ka marrë akvendim për rrënim me datën 01.07.2024 kundër palëve kundershtarëve dhe i kanë urdhëruar investitorët ‘’Engji SHPK’’ nga Gjilani që të fillojë me rrënimin e murit në lagjen Fidanishtja në Gjilan, sepse ky muri është ndërtuar në kundërshtim me situacionin e lejeve ndërtimore. Mirëpo, ky aktvendim nuk është ekzekutuar deri më tani. Pala ime në këtë rast, ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme, asnjëherë askush nuk i është përgjigjur derisa ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme në prokurori dhe gjykatë lidhur me këtë çështje’’, ka thënë Haziri.

Se inspektorët e ndërtimit dhanë vlerësim pa dalë fare në terren e thotë edhe udhëheqësi i inspektimeve në komunën e Gjilanit, Sali Kqiku. ‘Inspektorët e ndërtimit s’pari kanë kthy përgjigje pa dalë fare në terren. Mbasi kanë dalë e kanë konstatu që ai muri është në kundërshtim me ligjin’ Sipas avokates Haziri, përgjegjësia për rrënimin e murihet hidhet sa tek njëri e sa tek tjetri.

‘’Pas të gjitha këtyre insitimeve të palës sime, i njëjti është detyruar të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe rasti është hapur dhe gjendet në hetime kundër drejtoreshës Entela Hyseni , sepse sipas pretendimeve të tyre asnjëri nuk e merr përgjegjësinë për ekzekutimin e këtij vendimi duke e hedhur përgjegjësinë herë tek njëri e herë tek tjetri’’

Një aktvendim për rrënimin e këtij muri nga drejtoresha Entela Hyseni, Kqiku thotë se e ka pritur kaherë, mirëpo e njejta ka kërkuar nga ai që mos t’i kërkojë më llogari për një cështje të tillë.

‘Kam kërku nga drejtoresha, drejtoreshë ju lutëm më nxjerr aktin e rrënimit ashtu sic I ka nxjerr aktin e rrrënimitedhe më herë për tri objekte sic janë rrënu me njoftu opertorin ekonomik dhe unë si udhëheqës i inspektimit së bashku me inspektorët e ndërtimit të dalim në vendin e ngjarje edhe me rrënu, ajo nuk e ka nxjerr. Bile kur kam kërku me nxjerr aktvendimin ka thënë që le të jetë hera e fundit që lypë llogari prej meje, i kam emailat i kam të gjitha’’.

IndeksOnline, ka ka qenë ditë më parë tek zyret e inspektoratit në komunën e Gjilanit, mirëpo fatkeqësisht drejtoresha Hyseni është kyqyr brenda zyreve të saj, duke refuzuar takimin me ne, për tu sqaruar lidhur me këtë cështje.

IndeksOnline ka provuar të marrë përgjigje edhe përmes platformave tjera për disa ditë rresht, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer as edhe një përgjigje, ndërkohë që pengesa para lokaleve të Salihut ende mbetet e pazgjidhur ani pse po bëhet gati një vit prej edhe kur është vendosur./IndeksOnline/