75 Mall Live Search
15:24 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / L A

Amorim zbarkon në Manchester, gati të fillojë kapitullin e ri me “Djajtë e Kuq”

Ruben Amorim që nga sot do të marrë detyrën e re si trajner i Manchester Unitedit.

Në pamjet e siguruara nga Fabrizio Romano, shihet aeroplani privat i portugezit duke ateruar në aeroportin e Manchesterit.

Amorim, ditë më parë kishte ndeshjen e tij të fundit si trajner i Sportingut ku mposhti Bragën me rezultat 4-2.

Ndeshja e tij e parë si trajner i “Djajve të Kuq”, do të jetë më 25 nëntor ku do të luajë si mysafir ndaj Ipsëich Toën./IndeksOnline/