75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Nis epoka e Amorim te Manchester United, shkel për herë të parë në Carrington

Ruben Amorim është gati për aventuren e re si trajner.

Ai sapo ka shkelur për herë të parë në qëndrën stervitore në “Carrington”, për të marr drejtimin e Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Amorim pritet që sonte të nënshkruaj kontratën dhe të zyrtarizohet si trajner i ri i “Djajve të Kuq”, duke e zëvendësuar Erik Ten Hagin.

Portugezi deri dje ishte trajner i skuadrës së Sporting Lisbona.

Amorim u përshëndet jashtë ndërtesës së ekipit të parë të meshkujve me një përqafim nga shefi ekzekutiv Omar Berrada dhe u mirëprit gjithashtu nga drejtori sportiv Dan Ashworth dhe drejtori teknik Jason Wilcox.

Ndeshjen e parë duke drejtuar Manchester United, e ka pas 13 ditëve, ku do të përballet me Ipswich Town, me 24 nëntor./IndeksOnline/