Vendosja e banderolave “RKS” në cigare e pije alkoolike, dogana ia beson kompanisë amerikane

Për vendosjen e banderolave në duhan dhe pije alkoolike, Dogana e Kosovës e ka përzgjedh kompaninë amerikane, Authentix, Inc.,4355 Excel Parkway, 75001, Unaited States of America , me vlerë 2.1 milionë euro.
Kjo kontratë publike kornizë ka kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi.
Për këtë tender kishte shpreh interes dhe kishte tenderuar edhe një kompani lituaneze e cila koshte ofertuar me ccmimë më të lartë se kompani që ëshët ëprzgjedh fituese.

Bazuar në të dhënat e publikuara në dosje të tenderit në platformën E-Kosova janë të paraqitur edhe mostrat se si do të duken banderolat që do të vendosen në pakot e duhanit dhe pijet alkoolike.

