75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / MSH

Vitia parasheh se Strategjia sektoriale për shëndetësinë do të ofrojë kushte më të mira mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i Strategjisë sektoriale të shëndetësisë, është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë.

“Sot mbajtëm mbledhjen e qeverisë ku një nga pikat ishte Strategjia sektoriale e shëndetësisë. Ky sektor prek çdo ditë jetën e qytetarëve, është i domosdoshëm sepse na prek të gjithëve në arritjet tona për përmirësimin e strategjisë shëndetësore. Kjo strategji është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë”, tha Vitia.

Vitia tha se kjo strategji ka dhe mbulueshmëri financiare.

“Pas miratimit të Draftbuxhetit të ndarjeve buxhetore, kjo strategji ka edhe mbulueshmëri financiare. Strategjia sektoriale e shëndetësisë, ka synim përmirësimin e kushteve të qytetarëve”, tha Vitia.