75 Mall Live Search
15:50 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / L A

Presidenti i Federatës Franceze, i shqetësuar për Mbappen: Ai po kalon një moment delikat

Kylian Mbappe nuk është thirrur nga Didier Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Për këtë ka folur edhe presidenti i Federatës Franceze, Philip Diallo, ku tha se francezi po kalon një moment delikat.

Më tej, presidenti i federatës franceze ka shpjeguar se dëshira e tij e vetme është që ylli francez të kthehet sa më shpejt:

“Mund të ndodhë që të ketë një goditje më pak të mirë, por e vetmja dëshirë që kam është që ai të kthehet në pozicion sa më shpejt të jetë e mundur, përballë skuadrës franceze”, tha ai.

“Kam folur me të (Mbappé) gjatë Euros. Që atëherë nuk e kam parë personalisht. Unë flas shumë me Didier Deschamps. Kam një marrëdhënie të ngushtë me trajnerin, kështu që ata më mbajtën të informuar për diskutimet e tyre dhe për mendimet e Didier-it ”, shpjegoi Diallo.

Franca, do të luajë kundër Izraelit nesër në “Stade de France”, dhe pas tre ditësh do të udhëtoj në “San Siro” ku do të luajë ndaj Italisë./IndeksOnline/