75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / S Z

Therja e katër personave në Ferizaj, Lala: Ky akt barbar prek jo vetëm viktimat, por të gjithë komunitetin jo-shumicë

Deputeti i IRDK-së Fridon Lala ka reaguar lidhur me therjen e katër personave në Ferizaj, në mesin e të cilëve ishin dhe dy vajza të mitura.

Lala ka thënë se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë. Ndërsa e ka quajtur akt barbar i cili prej jo vetëm viktimat por të gjithë komunitetin jo shumicë.

“Lajmi për therrjen e katër personave në Ferizaj, në mesin e të cilëve dy vajza të mitura, na tronditi të gjithëve ditën e Hënë.  Sot, në një komunikatë për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur që ekziston dyshimi i bazuar që sulmuesi, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta viktimat.  Ky akt barbar prekë drejtpërdrejtë jo vetëm viktimat e familjet e tyre, por të gjithë neve, duke përfshirë në mënyrë specifike komunitetet jo-shumicë, veçanërisht Egjiptianët, Ashkalit e Romët, të cilat shpesh janë të ekspozuar ndaj formave të ndryshme të dhunës e diskriminimit”, thuhet në reagimin e deputetit Lala.

Ndërsa ka thënë se presin reagim urgjent dhe të vendosur të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që ky rast të trajtohet me prioritet.

“Ky akt dhune është i pajustifikueshëm dhe nuk guxojmë të lejojmë të përçohet mesazhi se veprime të tilla mund të kalojnë pa u ndëshkuar.  Kjo është një mundësi për të gjithë ne, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij akti të tmerrshëm. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian, angazhohem për të mbështetur çdo hap që çon në forcimin e sigurisë dhe drejtësisë në vendin tonë. Pa siguri dhe pa drejtësi, nuk mund të ketë paqe dhe bashkëjetesë të qëndrueshme për asnjë komunitet”, ka shkruar Lala në Facebook.