75 Mall Live Search
08:59 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / FR

Arrestohet i mituri për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Dje në mesditë në fshatin Sharban të Prishtinës është arrestuar një i mitur, për posedim të armës pa leje.

Sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletën me gaz dhe për këtë ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte ekspozuar dhe shpesh herë kishte shtënë me pistoletë me gaz. Pistoleta dhe një fishek është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë