75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / AR

Mbreti Charles feston ditëlindjen e 76-të

Mbreti Charles i Britanisë po feston ditëlindjen e tij të 76-të. Ai ka hapur dy qendra ku do të shpërndahet ushqim, pjesë e projektit të tij për të ndihmuar të uriturit.

Që nga fillimi i tij, projekti thuhet se ka ndihmuar në kursimin e 940 tonëve ushqim të tepërt, që arrin në më shumë se 2.2 milionë vakte.

Ditëlindja e Çharlsit do të festohet edhe në mënyrë tradicionale në Kullën e Londrës dhe në parqet e kryeqytetit.

Festa vjen pas një jave të ngarkuar për mbretin, i cili mori pjesë në premierën e Gladiator II në Londër.

Gruaja e tij Camilla nuk ishte prezente pasi po shërohej nga një infeksion i frymëmarrjes. Ekipi mjekësor vazhdon të monitorojë me kujdes detyrat zyrtare të mbretit, ndërkohë që ai vazhdon trajtimin e kancerit./Indeksonline/