75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / G T

Odise Roshi pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Futbollisti shqiptar, Odise Roshi, është pensionuar nga Kombëtarja “kuqezi”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare te Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan Indeksonline

“Raketa” Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe i 5 golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.

“Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro-n 2016! Faleminderit Odise”, shkruhet në postimin e FSHF-së.

33-vjeçari është pjesë e Erzurumsporit në Turqi, ku gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 11 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/