Policia jep detaje lidhur me të shtënat në Malishevë, arrestohet një i mitur

Rreth orës 16:00 raportohet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Malishevë.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se një person tashmë është arrestuar.
”Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, deri më tashi është arrestuar një person i moshës së mitur”, ka thënë Elezaj.
Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur afër një lokali të video-lojrave dhe afër Poligoni të armë-gjuajtësit.
Indeksonline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë./Indeksonline/