75 Mall Live Search
13:59 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / H F

Doracaku ndërrohet vetëm më vendim të Ministrisë së Arsimit

Reagime të shumta ka ngjallur Doracaku për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, miratuar nga Ministria e Arsimit për nivelet  1-5, 6-9 dhe 10-12.

Deri tani shumica e komunave kanë dalë kundër përdorimit, me arsyetimin se është abuzues për fëmijët.

Por, njësoj nuk mendon i numri një i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi.

Sipas tij, për këtë çështje vendos Ministria e Arsimit, me në krye Arbërie Nagavcin dhe jo komunat.

“Kjo është një çështje që i takon Ministrisë së Arsimit. Këtu ne nuk mund të ndërhyjmë, kjo nuk i takon komunës, komuna nuk vendos për këto çështje”, ka thënë shkurt për IndeksOnline Bulliqi.

Deri tashti, vendim kundër përdorimit të këtij doracaku kanë dalë komunat shumica e komunave.

Komuna e parë që vendosi kundër përdorimit të këtyre doracakëve, ishte ajo e Prishtinës./IndeksOnline/