75 Mall Live Search
10:48 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / G T

Rashica shëtitet rrugëve të Stambollit, një fotograf turk publikon një video të yllit kosovar

Fotografi i njohur nga Turqia, Sefa Bayar, ka takuar yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën në rrugët e Stambollit.

Bayar i thotë lojtarit kosovar që dëshiron t’i bëjë disa foto dhe Rashica nuk e refuzoi ofertën e tij, shkruan Indeksonline

Milot Rashica ishte në listën e Franco Foda-s, por lojtari i Besiktasit është i lënduar dhe nuk ka arritur t’ishte gati për ndeshjen ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.

Kujtojmë se Kosova sonte luan ndaj Rumanisë, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League./Indeksonline/