75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / A. M.

Gazi kundër qeverisë Kurti, ndalon përdorimin e Doracakut për edukimin seksual…

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se me qëllim të garantimit të mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve tanë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakut edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues i shëndoshë dhe i sigurt”, të miratuar nga MASHTI-i, në të gjitha nivelet arsimore në Komunën e Pejës.

“Procesi mësimor do të bazohet vetëm në tekstet zyrtare, deri në rishikimin e këtyre materialeve nga MASHTI-i, duke respektuar shqetësimet e prindërve dhe duke mbrojtur vlerat edukative të fëmijëve tanë”, ka shkruar ai.

May be an image of text

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka nxjerrë vendimin për rishikimin e Doracakut edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

Për procesin e rishikimit ministria do të formojë një komision me ekspertët më të kualifikuar në vend.

“Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra.

Duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve në adresë të ministrisë, sqarojmë edhe një herë që nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvilimit. /Indeksonline/