75 Mall Live Search
23:00 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Thirrjet “Serbia, Serbia” ndërpresin ndeshjen, Agim Ademi futet në zhveshtore, pas pak pritet vendimi

Thirrjet raciste në ”Arena Nationala” në Bukuresht, kanë bërë të ndërpritet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gazetyari Arlind Sadiku i cili ndodhet në Bukuresht, ka njoftuar se thirrjet “Serbia, Serbia” janë shkak që futbollistët e Kosovës braktisën ndeshjen dhe u futen në zhveshtore, shkruan IndeksOnline.

Ai po ashtu ka raportuar se edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi është parë të futet në zhveshtore.

Pas pak pritet të merret vendimi se a do të vazhdohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës./IndeksOnline/