75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / FR

Arrestohen babë e djalë në Prishtinë, e sulmuan fizikisht njëri-tjetrin

Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Pas intervistimit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë  15.11.2024 – 17:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.