75 Mall Live Search
14:09 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / FR

Zbulohet te Xhamia e Llapit, monumenti kushtuar dëshmorit Ismet Krasniqi

Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi.

Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi ra heroikisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat serbe.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte dhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

“Ismeti ishte fqiu im, miku i shtëpisë dhe djali i lagjes së Kodrës së Trimave-Prishtinës, hero i kombit. Sakrifica e tij është dëshmi e guximit dhe e përkushtimit ndaj lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.