75 Mall Live Search
16:05 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Kosova U19 shkëlqen në pjesë e parë ndaj Spanjës, përmbys rezultatin dhe shënon tre gola për 13 minuta (VIDEO)

Kosova U19 po shkëlqen ndaj Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e KKampionatit Evropian.

“Dardanët” e rinjë e kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-2, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e udhëhequr nga Adil Maliqi, ishin duke pësuar me rezultat 2-0, por brenda 13 minutave shënuan tre gola dhe përmbysen rezultatin.

Dior Gerbovci, Edion Gashi dhe një autogol nga Raul Jimenez, bënë që Kosova të shkoj në pushim me epërsi ndaj Spanjës./IndeksOnline/