Shtrohet “Darka e Lamës” në Augsburg, i pranishëm edhe një deputet

Deputeti Mefail Bajqinovci ka qenë i pranishëm në shtrimin e “Darkës së Lamës” në Augsburg të Gjermanisë.
Darka u mbajt njëherazi me rastin e 14-vjetorit të themelimit të fondacionit “Besa”, e që Bajqinovci bën të ditur se në organizim pati qindra afaristë shqiptarë, shkruan IndeksOnline.
“Ky fondacion, përveç ndihmës financiare në trojet shqiptare, ka bërë shumë edhe për ruajtjen e traditave tona në diasporë. E falënderoj kryetarin e “Besës”, afaristin Ilir Seferi, për ftesën dhe mikpritjen!”, shkroi Bajqinovci.
Ky është postimi i plotë i tij:
Me rastin e 14 vjetorit të themelimit të fondacionit “Besa” kisha kënaqësinë të marr pjesë në “Darkën e Lamës” të organizuar nga Fondacioni Besa në Augsburg, Gjermani. Ishte një mbrëmje jashtëzakonshme ku takuam qindra afaristë shqiptar të njohur në Bavari.
Ky Fondacionit përveç ndihmës financiare në trojet shqiptare ka bërë shumë edhe për ruajtjen e traditave tona në diasporë.
E falenderoj kryetarin e “Besës” afaristin z.Ilir Seferi për ftesën dhe mikëpritjen!