75 Mall Live Search
13:48 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Kosova U21 shënon fitore ndaj Maqedonisë U21 edhe në ndeshjen e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut U21 edhe në ndeshjen e dytë miqësore.

Të udhëhequrit e Afrim Toverlanit, sot shënuan fitore me rezultat minimal 0-1, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Aulon Bitiqi në minutën e 40-të.

Kujtojmë që tre ditë më parë, Kosova U21 e mposhti Maqedoninë e Veriut U21, me rezultat 1-3./IndeksOnline/