75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / G T

Ditë më parë i shënoi Galatasarayt, sot Fenerbahçes / Donjeta Halilaj në superformë në futbollin turk

Skuadra e Besiktasit në kategorinë e femrave ka shënuar një fitore të madhe në javën e 9-të në Superligën e Turqisë.

“Shqiponja” mposhti 2:0 rivalin, Fenerbahcen dhe gol në këtë takim shënoi edhe futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj, shkruan Indeksonline

Image

Halilaj shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 28’të, duke pranuar topin në zonën e 16-metërshit dhe me një goditje të fortë mposhti portierën kundërshtare.

Ditë me parë, futbollistja kosovare shënoi gol edhe në derbin tjetër turk, kundër Galatasarayt, në fitoren minimale 1:0.

Me këtë fitore, Besiktasi shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e 4-të, pesë më pak se lideri, Fenerbahce (24)./Indeksonline/