FA-ja dënon Bentancurin pas komenteve raciste

Federata angleze e Futbollit(FA) ka dënuar mesfushorin e Tottenhamit Rodrigo Bentancur.
Shkak për dënimin e tij ishin komentet e tij raciste ndaj koreanëve, duke thënë se janë të gjithë të njëjtë në një intervistë që zhvilloi futbollisti në Uruguaj.
🚨 The FA confirm Tottenham midfielder Rodrigo Bentancur has been hit with a seven-game ban and a £100,000 fine following comments on South Korean people https://t.co/gJt8Z8XwvT pic.twitter.com/MC2REsFTci
— Mirror Football (@MirrorFootball) November 18, 2024
Uruguajani, do të dënohet me 7 ndeshje moslojë si edhe do të gjobitet me 100 mijë funte nga Federata angleze.
Dënimi i tij nuk do të vlejë për ndeshjet e Ligës së Evropës. Bentancur ka luajtur 15 herë për Tottenhamin në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar golin e tij të vetëm deri tani në humbjen 2-1 të së dielës së kaluar në shtëpi ndaj Ipswichit./IndeksOnline