75 Mall Live Search
13:02 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / S Z

Haxhiu: Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që përndjek dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, po zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu. Ai ka thënë se kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që në vazhdimësi i përndjek dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë, duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Indeksonline/