75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / AR

Ronaldo bën paralajmërimin e madh: “Do ta djegë internetin”

CR7 ka premtuar një surprizë më të cilën thotë se do të “djeg internetin”.

Pas këtij paralajmërimi fansat kanë nisur me spekulime se kush mund të jetë i ftuari i tij, transmeton Indeksonline.

Ronaldo i gëzoi fansat pasi në muajin gusht njoftoi për projektin e tij të ri në “Youtube, i cili ka grumbulluar më shumë se 60 milionë abonentë për vetëm një muaj.

Në videon e tij të fundit, gjatë një bisede me ish-bashkë lojtarin e Manchester United, Rio Ferdinand, Ronaldo njoftoi të ftuarin e tij të radhës. Ferdinandi e pyeti: “A është ai një person i famshëm?” të cilës Ronaldo iu përgjigj duke buzëqeshur se i ftuari ishte edhe më i famshëm se Ferdinandi. Pastaj shtoi: “Ne do të shkatërrojmë internetin”./Indeksonline/