75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / AR

Aktorët në grevë, anulohet festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur që është anuluar festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”.

Arsyeja e këtij anulimi është për shkak të grevave të aktorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e organizimit sindikal. Nga Shoqata Sindikale e Aktorëve kemi kërkuar që ta kursejnë festivalin “Moisiu”, pasi ai paraqet interes kombëtar dhe përfshin tri shtete. Nuk e kemi gjetur këtë mirëkuptim nga sindikata.

Andaj, në konsultim me Tiranën e Shkupin, përkundër përfundimit të të gjitha përgatitjeve programore dhe logjistike, jemi të detyruar të anulojmë festivalin për të cilin u bënë shumë sakrifica që të arrinte në edicionin e tretë”, thuhet në publikim.

Ndryshe, ky festival ishte paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 nëntor./Indeksonline/