1000 ditë nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sa ka ndryshuar Zelenski

Ukraina shënon 1000 ditë të martën që nga fillimi i një pushtimi rus në shkallë të plotë.
Mijëra qytetarë ukrainas kanë vdekur, më shumë se gjashtë milionë jetojnë si refugjatë jashtë vendit dhe popullsia ka rënë me një të katërtën që kur udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin urdhëroi një pushtim tokësor, detar dhe ajror që nisi konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tragjedia ka prekur familjet në çdo cep të Ukrainës, ku funeralet ushtarake janë të zakonshme në qytetet e mëdha dhe fshatrat e largëta dhe njerëzit janë të lodhur nga netët pa gjumë të sirenave të sulmit ajror dhe ankthit.

Tani kthimi i Trumpit, i cili është zotuar se do t’u japë fund shpejt luftimeve vë në pikëpyetje të ardhmen e ndihmës ushtarake të SHBA-së dhe një front të bashkuar perëndimor kundër Putinit, duke rritur mundësinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës./Indeksonline/