75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / L K

Ndodh në Llap, burri i bën presion gruas që të dëshmojë në favor të tij

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Podujevë.

Gruaja ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në favorin e të dyshuarit.

Me konsultim me prokurorin dhe me dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/