75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / AR

Sa vjet burgim rrezikon Diddy?

Sean Diddy Combs është aktualisht në pritje të gjyqit për akuzat e shantazhit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucionit.

Producenti dhe reperi i famshëm, i cili gjatë karrierës së tij ka marrë edhe emrat P. Diddy, Puffy dhe Puff Daddy, u padit në shtator 2024 pasi autoritetet federale nisën një hetim kundër tij, transmeton Indeksonline.

Pyetja që shtrohet është sa kohë mund të qëndronte në burg?

Gjyqi është caktuar për në 5 maj 2025. Ish-prokurori i Nju Jorkut dhe avokati penal, Paul Callan, i tha Us Weekly se një dënim prej “10 deri në 20 vjet”, ka shumë të ngjarë nëse Diddy dënohet.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, një dënim i gjatë me burgim është pothuajse i pashmangshëm nëse dënohet”, tha Callan. “Nëse dënohet, ai mund të presë që të kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij të mbetur pas hekurave. Prokurorët federalë zakonisht kanë sukses në më shumë se 90% të çështjeve që sjellin, qoftë përmes një pranimi të fajit ose një dënim pas një gjyqi,” shpjegon ai./Indeksonline/