75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / G T

“Pija nga 70 birra në mbrëmje”, ish-lojtari i Interit rrëfen një histori me lot në sy: Humba futbollin dhe familjen!

Fredy Guarin, është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e Kolumbisë, por që u pensionua nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Dhe ky pensionim ndodhi për shkak të problemeve që kishte me alkoolin, shkruan Indeksonline

Në një intervistë për “Los Informantes”, Fredy Guarin tregon historinë e dhimbëshme që e bëri atë të ishte i varur nga alkooli dhe një gjë të tillë e bëri edhe sa ishte te Interi.

Fredy Guarín llora al relatar el drama que le llevó a intentar suicidarse  saltando por el balcón

“Fillova ta bëja në Itali. Kam pirë alkool në shtëpi, në klube në restaurante, kudo. Po kërkoja shoqëri, shampanjë, modelet më të mira. E dija që po bëja gabime.

“Kam humbur familjen, kam humbur futbollin. Ndjeva se nuk kishte kufi. Isha i zhytur plotësisht në alkool. I thashë agjentit që duhet të ikim nga këtu, s’mund të qëndroja më në Milano.

“Shkova në Kinë, më pagunin me euro dhe atije u degjenerova plotësisht nga alkooli. Kam sjellë miq nga Italia, Kolumbia”, tregon mes lotëve ish-futbollisti

Fredy Guarin ka gjashtë muaj që më nuk ka pirë alkool dhe tani po shërohet plotësisht.

38-vjeçari me Interin ka zhvilluar 141 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 38 asiste.

Ai ka luajtur edhe për skuadrat, si Porto, Sh Shenhua, Saint-Etienne, Vasco de Gama dhe Boca Juniors./Indeksonline/