75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

Malvina Haziri nga Vushtrria, i bashkohet klubit të Washington-it

Basketbollistja nga Kosova, Malvina Haziri ka bërë një hap të madh në karrierën e saj.

Vasha kosovare është trasferuar në Washington State Women’s Hoops, shkruan Indeksonline

“Një tjetër ardhje nga Kosova në Palouse. Ju lutëm na ndihmoni ta mirëspresim ardhjen tonë të re, Malvina Haziri”, shkruhet në postimin e klubit amerikan

Malvina Haziri është 16-vjeçare dhe synon që të ardhmen të bëhet një yll i madh i basketbollit.

Ajo është nga qyteti i Vushtrrisë, kurse luan për Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/