75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / MSH

Një i dehur sulmon një polic në Ferizaj

Një person ka fyer sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:45, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari në fjalë ka qenë në ndikim të alkoolit.

Zyrtari policor raportohet të ketë marrë trajtim mjekësor pas sulmit.

Ndërkaq, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline