Ndërpreu kontratën me Juventusin, ish-shoku i Pogbas i kërkon të bashkohet me skuadrën franceze

Paul Pogba është futbollist i lirë, pasi javën e kaluar ka shkëputur kontratën me Juventusin.
Mesfushori francez ishte i dënuar me katër vite për shkak të dopingut, por atij i është zvogëluar dënimi dhe mund të luaj futboll nga muaji mars i vitit 2025, shkruan IndeksOnline.
Ka pasur spekulime se interesim për Pogban ka shfaqur skuadra franceze, Olimpique Marseille.
Ndërkohë ish-shoku i tij i kobëtares, Adil Rami shpreson që Pogba të bashkohet me Marseille.
“Si po shkon vëllai im? Thashethemet thonë se ju do të shkoni në OM, ndaj dua t’ju them se nëse është e vërtetë, jam shumë i lumtur, kjo skuadër ka nevojë për më shumë karakter. Nëse ndodh, do të arrij në Marsejë, do të vij me 3, 4 ose 5 fanella që ju do të nënshkruani për mua, duke përfshirë një për komunitetin tim Twitch. Do të isha shumë i lumtur t’ju shihja në Marsejë, më mbani të informuar dhe do të takohemi. Nëse keni nevojë për ndonjë gjë, unë jam ushtari juaj, dhe Marseja është një zgjedhje shumë e mirë, ju them të vërtetën, ju uroj dhe ju uroj atyre.”, ka deklaruar Rami./IndeksOnline/