75 Mall Live Search
20:21 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Shtyhet edhe për 20 minuta ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës

Ndeshja basketbollistike Zvicër – Kosovë, evlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027, është shtyer edhe për 20 minuta.

Kjo përballje pritet të fillojë në ora 20:50, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga FBK, Basketbollistët e Kosovës kanë filluar nxemjen para ndeshjes ndaj Zvicrës.

Dardanët janë duke pritur ekipin zviceran.

Kujtojmë që ndeshja është dashur të fillojë nga ora 19:30, por është shtyrë për shkak të reshjeve të borës dhe vonesës së ekipit zviceran./IndeksOnline/