75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / H F

Pro apo kundër, reagimi i parë i familjes së Anës për lidhjen me Kevinin

Ana dhe Kevini po jetojnë një romancë dashurie brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Dy banorët e Big Brother Vip Kosova, shkëmbyen puthjen e parë para disa ditësh, shkruan IndeksOnline.

Është Ana ajo e cila mbrëmë është pyetur për mëndimin e saj, se çfarë mund të mendojnë familjarët e saj rreth kësaj lidhjeje.

Ana ka thënë se familjarët çdo herë e kanë mbështetur dhe se për ta është e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, duke konsideruar në këtë formë se Kevini është djalosh që duhet t’u pëlqejë.

E me të parë këtë deklarim të Anës ka reaguar e ëma e saj.

“Të duam ty dhe lumturinë tënde. Çika e mamit”, ka shkruar ajo krahas kësaj paraqitjeje të Anës, çfarë edhe na shtynë të mendojmë se ata mbështesin Anën në zgjedhjen e saj. /IndeksOnline/