Maresca konfirmon rikthimin e Lavias, mund të startojë ndaj Leicesterit

Lojtari belg, Romeo Lavia pritet të startojë ndaj Leicester Cityt.
Këtë e konfirmoi vetë Maresca, rikthimin e tij pas lëndimit të tij që pësoi sezonin e kaluar.
“Romeo është shumë i ri, është 20 vjeç dhe duhet të punojë shumë. Karriera e tij do të ketë më shumë lëndime sepse është pjesë e të qenit lojtar dhe është normale, por në këtë moment, ai është mirë, është në formë, është kthyer dhe po bën mirë. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë”, u shpreh Maresca.
Chelsea, do të luajë në udhëtim në “King Power Stadium”, ndaj Leicester Cityt me ndeshjen që zhvillohet sot në orën 13:30./IndeksOnline/