75 Mall Live Search
10:56 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / L A

Rikthehet nga lëndimi Lewa, pritet të startojë ndaj Celta Vigos

Lajm i mirë për Barcelonën para ndeshjes së sotme në La Liga.

Lewandowski, i cili ishte i lënduar është parë duke u stërvitur me skuadrën para ndeshjes së sotme ndaj Celta Vigos.

Polaku, ishte lënduar në ndeshjen ndaj Real Sociedadit ku Barcelona kishte pësuar humbjen e dytë.

Barcelona, kujtojmë se do të luajë në udhëtim te Celta Vigo, në “ABANCA Balaidos” në ndeshjen që zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/