75 Mall Live Search
11:48 / E Diele, 24 Nëntor 2024 / L A

Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Bayern-PSG

Këtë javë rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Në kryendeshjen e së martës, ku Bayerni pret në “Allianz Arena”, PSG-në, është mësuar dhe se kush do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje

Bëhet fjalë për rumunin, Istvan Kovacs i cili u caktua nga UEFA për të gjykuar në këtë ndeshje.

Kovacs, këtë sezon do të gjykojë ndeshjen e tij të tretë në Ligën e Kampionëve, ndërsa sezonin e kaluar ai gjykoi edhe finalen e Ligës së Evropës mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit./IndeksOnline/