11:34 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Tenton të futet në mënyrë ilegale në kampin e Bondsteel, arrestohet një person

Njësiti i sigurimit të KFOR-it në kampin Bondstill ka raportuar se një i dyshuar ka kaluar rrethojën dhe në mënyrë ilegale ishte futur brenda në kamp.

Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet të ketë çrregullime psikike, pasi që nuk është hera e parë që e bën këtë veprim, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/