75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / L A

Cooper ishte shokuar nga shkarkimi i tij, në garë ish-trajneri i Chelseat për ta zëvëndësuar

Nuk vazhdoi gjatë aventura e Steve Cooper te Leicesteri.

Cooper, u shkarkua nga “dhelprat” pas humbjes në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 1-2.

Uellsiani, thuhet se ishte shokuar nga shkarkimi i tij, pasi që ju kishte bashkuar skuadrës në verën e këtij viti.

Siç raporton “The Telegraph”, në garë për të zëvëndësuar Cooper është ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter i cili është i papunë që nga shkarkimi i tij nga “blutë” e Londrës vitin e kaluar./IndeksOnline/