Kuvendi, më 2 dhjetor mban një seancë plenare, do të diskutohen katër vjet të qeverisë Kurti

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kuvendi i Kosovës, më 2 dhjetor do mbajë seancën e re plenare, ku do të diskutohet për katër vjet të qeverisë Kurti.
Ndërkaq, më 5 dhjetor do të mbajë dy seanca të tjera.
Tutje Kusari-Lila tha se kërkesa e opozitës për qeverisjen Kurti ka qenë e kamotshme, por me gjithë gatishmërinë e kryeministrit dhe Vetëvendosjes ajo ishte shtyrë disa herë me kërkesë të vetë opozitës.
“Synojmë që në masë të madhe të përmbyllim projektligje që janë në lexim të dytë në mënyrë që përmbyllja e mandatit të tetë të kurorëzohet me të gjitha projektligjet që kanë qenë bazë e programit zgjedhor e besimit të qytetarëve për të shtyrë përpara reformën në drejtësi, në ekonomi e në administratë publike”, tha ajo.