75 Mall Live Search
16:58 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

Sulmuesi Mirlind Daku ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen e javës në elitën e futbollit rus. 

Formacioni më i mirë i javës së 16-të është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”. 

Daku ishte realizator i dy golave në fitoren e Rubin Kazanit të premten me rezultatin 3:0 ndaj Akron Togliattit.

26-vjeçari Daku këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje. Ka kontribuar me tetë gola dhe katër asistime. 

Reprezentuesi i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Rubin Kazanit.