75 Mall Live Search
07:57 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / AR

Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga vendimi i presidentes

Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe Tregti sot do të shqyrtojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Shqyrtimi i këtij vendimi pritet të bëhet me fillim nga ora 11:00.

Ndryshe, ky vendim i presidentes është marrë më 19 të këtij muaji, ku thuhej se u bë me qëllim që të krijohet mundësia për ndërmarrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit.

“Duke u bazuar në arsyetimin e këtij vendimi, ia ktheu Kuvendit të Republikës së Kosovës Ligjin nr. 08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit me qëllim të rishqyrtimit të paragrafit 4 të nenit 17, për t’u siguruar që ai të rishikohet me qëllim që të krijohet mundësia për marrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit”, thuhej në vendimin e presidentes.