Policia arreston në Kaçanik, ishte në kërkim nga gjykata për veprën penale: ‘’Vjedhje e pyllit’’

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një përson me incialet M.I (56-vjeçar).
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale: “Vjedhja e pyllit’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 60 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Indeksonline/