75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / L A

Del lista e Barcelonës, mungon përsëri Yamal

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve para ndeshjes së sotme ndaj Brestit.

Ylli i ri 17-vjeçar, Lamine Yamal nuk do të luajë as këtë ndeshje, shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd.

Kujtojmë se Barcelona, do të ndeshet sonte ndaj Brestit në ndeshjen e 5-të të fazës së ligës në “Champions League” që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/