75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Arne Slot flet për të ardhmen e Mo Salah të Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka folur për të ardhmen e futbollistit Mo Salah tek skuadra angleze.

Ai ka thënë se sulmuesin egjiptian, më shumë e sheh brenda skuadrës se jashtë, dhe se nuk ka ndonjë shpërqendrim për të, shkruan IndeksOnline.

 “E ardhmja e Mo Salah? Kam thënë shumë herë që nuk komentoj për bisedimet e kontratës. E vetmja gjë që mund të them është… nëse shikoj rreshtimet e mia, Mo Salah është më shumë brenda sesa jashtë.! Nuk mendoj se ka ndonjë shpërqendrim për të, lojtarët dhe padyshim jo për mua”, tha holandezi. /IndeksOnline.