75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / MSH

Hiqet masa e arrestit shtëpiak për Sali Berishën

Është shfuqizuar vendimi për arrestin shtëpiak ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj konfirmoi lajmin për gazetarët para ambienteve të SPAK-ut.

“Ai sot është i lirë. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha”, deklaroi shkurt avokati.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.