75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / mp

Arrestohet një person, dyshohet se falsifikoi dokumente e kontrata pune!

Sot nga hetuesit e sektorit të Drejtorisë së Kryeqytetit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke ju siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara, tre personave, në bashkëpunim me ta kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.

Ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.