75 Mall Live Search
15:36 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / A. M.

“Bunkerat dhe tenkat i ka përqefi”, raketa speciale e ushtrisë së Kosovës që ndjek objektivin

Në Kosovë është shënuar Dita e Forcës – 27 Nëntori, e cila është “Ditë e Hapur” për qytetarët që të shohin nga afër kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia kryesore e “Ditës së Forcës” është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Një pjesë e kapaciteteve të ushtrisë kosovare si tanke, armë të gjata dhe uniforma të ndryshme ushtarake u vunë në hapësirat e jashtme të kazermës “Adem Jashari”, në mënyrë që qytetarët t’i shohin nga afër.

Indeksonline ka marr nga afër raketat speciale të FSK-së.