75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / FR

Rasti Thaçi dhe të tjerët, në seancë private dëshmon dëshmitari i 108-të

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë në seancë private, dëshmitari i 108-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar mban kodin W04820 dhe pyetjet për atë i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk.

Ndryshe, deklaratat e dëshmitarit, së bashku me materialet përcjellëse dhe shënimin përgatitor, u pranuan në prova materiale pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes.

Gjithashtu, u vendos që konfidenciale të jenë edhe datat e këtyre deklaratave, me qëllim që të  mbrohet dëshmitari.

Ndërsa, prokurori nuk lexoi ndonjë përmbledhje në publik për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kujtojmë se meqenëse sot është 28 Nëntori, ish-krerët e UÇK-së, në këtë seancë u paraqitën me kollare me motive kombëtare. Madje, ajo e Selimit mbante emblemën e UÇK-së.